Skopje/ North Macedonia - February 7, 2020: Skopje's building and modernizing plan, called "Skopje 2014" is continuing, and includes improving areas in Macedonia Square, shown here.

Me një varg festash dhe manifestimesh nën sloganin “Lufta vazhdon”, sot do shëmohet 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili paraprakisht do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevi.

Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, nga ana tjetër, fillimisht ka shkuar në Pelincë, ku në ora 10:00 vendosi lule të freskëta para qendrës përkujtimore KAÇKM-së, ku do të mbajë fjalim dhe do të vizitojë Qendrën Përkujtimore.Nga aty Siljanovska-Davkova do të shkojë në manastirin “Shën Prohor Pçinski” ku do të pritet nga kolegu i saj serb Aleksandar Vuçiq.

Në Shkup, përkujtimi i 2 gushtit – Ditës së Republikës do të bëhet në sheshin “Maqedonia”, ku kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të vendosë lule të freskëta para përmendores së kryetarit të ASNOM-it, Metodija Andonov – Çento.

Festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës filloi dje në Krushevë, kur delegacionet vizituan Shtëpinë Përkujtimore të Kongresit të Smilevit dhe monumentin e Damjan Gruevit. Në të njëjtën kohë u hap manifestimi “10 ditët e Republikës së Krushevës” me leximin e Manifestit të Krushevës dhe ngritjen e flamurit të Republikës së Krushevës.

Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit të vitit 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.