Një nga lëndimet më të frikshme në futboll ndodhi në ndeshjen mes Argentinos Jrs dhe Fluminenses, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën Libertadores.
Teksa po zhvillohej minuta e 58-të, dhe vendasit po udhëheqnin 1:0, ish-lojtari i Real Madridit, tash i Fluminenses, Marcelo, me topin në këmbë aksidentalisht shkeli këmbën e kundërshtarit.
Dhe mbrojtësi i skuadrës argjentinase, Luciano Sanchez, pësoi lëndim të frikshëm, duke thyer këmbën.
Menjëherë pasi e pa se çfarë bëri, Marcelo shpërtheu në lot. Ai u ndëshkua me karton të kuq.
Deri në fund, Fluminense barazoi rezultatin.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Brazil.