Masa ekonomike urgjentisht, sepse populli nuk duhet të mbajë barrën më të rëndë të inflacionit, paralajmëron Organizata e Konsumatorëve, pasi çmimet u ngritën në qiell. Ata thonë se vazhdimisht po vijnë ankesa nga qytetarët se nuk kalon ditë pa rritje të re të çmimit të ushqimeve. Sipas Marijana Llonçar Vellkova, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës duhet të reagojë për të parë nëse pas një tavani të tillë, siç theksoi, të çmimeve të produkteve, ka shoqatë të tregtarëve.

Llonçar: “Me plafonim kaq të madh të çmimeve nga ana e tyre do të duhet të merren masa të caktuara pasi kjo e gjitha shkon në dëm të xhepit të konsumatorit. Ky është fakt dhe për ushqimet bazë unë mendoj se as që duhet të bisedohet”.

Llonçar Vellkova shton se nevojiten masa të hartuara më mirë të qeverisë për të kufizuar çmimet, në mënyrë që të gjithë të mund të ushqehen.

Llonçar: “Më shumë ishim për ngrirje të çmimeve edhe pse e dimë se është masë populiste, se ne kemi ekonomi tregu, që ne nuk kemi plan për ekonomi të organizuar, por megjithatë në situata të tilla krize ne kemi edhe të drejtat bazë të njeriut dhe konsumatorit që të ketë qasje deri te harxhimet e nevojshme bazë”.

E ndërsa autoritetet ende nuk kanë analizuar nëse duhen vendosur apo jo masa, ushqimet dhe produktet e qumështit vazhdojnë të rriten dhe çmimet e pemëve dhe perimeve poashtu mbeten të larta. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kërkon nga inspektoriati të ndërmarrë masa që të zbulojë arsyen e shtrenjtimeve.

KRESHNIK BEKTESHI: “Te pjesa e inflacionit mund të mos ketë por mundet edhe që nesër të ketë masa. Kjo varet në bazë të analizave që i marrim në baza ditore”.

Më herët, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka konfirmuar se në disa prej zinxhirëve të marketeve të mëdha është vërejtur sjellje e padrejtë. Ai nuk ka dashur të bëjë të ditur se për kë bëhet fjalë, por ashtu si ministri i Ekonomisë, Bekteshi, paralajmëron sanksione për të gjithë. Ndryshe, nga shtatori, një sërë produktesh tjera do të marrin TVSH më të lartë dhe nga 5% që është aktualisht ajo do të rritet në 10%.