Pofesori Ruzhdi Matoshi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka komentuar rolin e zëvendëskryemistrit në qeverinë e udhëhequr nga Mickovski. Matoshi në postimin e tij shkruan se “Çuditërisht shqiptarëve ju përsëriten rastet dhe historia na mëson se një sjellje politike e këtille në vitet 89 dhe 90 në Kosovë ka ndodhur me Rahman Morinën, të cilin njëher e ndanë nga Azem Vllasi dhe Remzi Kolgeci, pastaj filluan ta rrenojnë autoniminë e Kosovës duke i dhënë sovranitet Serbisë mbi të. A po prodhohen Raman Morina modern në kohët tona tash, të cilët për qëllim kanë rrënimin e aritur me shumë mund si: Ligjin e Gjuhës , Ballancerin, inspektoratin e Gjuhëve, likudimin nga listat zgjedhore të banorëve jo rezident, mbushjen e administrtaes me maqedonas dhe krijimin e supremacionit politik vendimarës të maqedonsve ne vendimarrje” shkruan Top24
Postimi i plotë i Ruzhdi Matoshit
Rrënimi institucional
Zëvendës Kryeministri i parë i Maqedonsë së Veriut, si institucion ekzekutiv duhet të ngërthej autiritet dhe vendimarje më thelbësore në politikbërjen e qeverisë.
Në mandatin e kaluar ishte Artan Grubi Zv. Kryeministër dhe për herë të parë ky post praktikisht dhe politikisht prodhoi vendimarje konsensuale domethënëse për jetën politke dhe ekonomike të vendit duke i bërë shqiptarët më të qasshëm në jetën publike të vendit, me punsimet në institucione publike, me realizim të koridorit 8 dhe me ndërtim të infrastrukturës ligjore dhe institucionale të përdorimit të dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Mickovskit punën e pare në ditët e para të punës së saj rrënojë postin e zv. Kryeministrit, duke ja hequr dikasterin e Ministrisë per Sistem Politik dhe Marëdhënie mes Bashkësive, duke prodhuar një zv. Kryeminister të tilë si Izet Mexhitin, i cili nuk dallon nga të tjerët duke e lidhur digasterin e tij me Ministrinë e Mjedisit, e për ironi “Ministrinë e Sistemin Politik”, ia dha Stoillkoviqit. E gjithë kjo për të shkatëruar pozitën e Zëvendës Kryeministrit të parë me kompetenca ekzekutive.
Çuditërisht shqiptarëve ju përsëriten rastet dhe historia na mëson se një sjellje politike e këtille në vitet 89 dhe 90 në Kosovë ka ndodhur me Rahman Morinën, të cilin njëher e ndanë nga Azem Vllasi dhe Remzi Kolgeci, pastaj filluan ta rrenojnë autoniminë e Kosovës duke i dhënë sovranitet Serbisë mbi të.
A po prodhohen Raman Morina modern në kohët tona tash, të cilët për qëllim kanë rrënimin e aritur me shumë mund si:
Ligjin e Gjuhës , Ballancerin, inspektoratin e Gjuhëve, likudimin nga listat zgjedhore të banorëve jo rezident, mbushjen e administrtaes me maqedonas dhe krijimin e supremacionit politik vendimarës të maqedonsve ne vendimarrje./top24