Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kilian Mbape do të largohet nga Paris Sen Zhermeni, gjatë afatit veror dhe kjo do të zyrtarizohet shumë shpejt.
“PSG Community” raporton se Mbape do të largohet nga klubi dhe do të transferohet në Real Madrid për një shifër “bombastike”, deri në 200 milionë euro. Kjo faqe gjithashtu raporton se 50 milionë euro do të jenë bonuse në këtë transferim milionash.
Mbape para disa dite tha se do të qëndroj në PSZH edhe për një sezon, duke i alarmuar pronarët e PSZH-së dhe tashmë ata kanë vendosur për shitjen e francezit./alsat.mk