Deri në 70 minuta janë pritjet e veturave për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, derisa kolona shkon deri në 500 metra. Ndërkaq pritjet për të hyrë përmes kësaj pike janë deri në 15 minuta në një kolonë prej 200 metrash.

Pritje ka edhe në Merdar deri në 35 minuta, në një kolonë prej 100 metrash për të hyrë në vend. Ndërkaq daljet përmes kësaj pike janë deri në 15 minuta, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar.

Pritje nuk ka edhe në pikat tjera kufitare.

Image