Sot është planifikuar të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Mbledhja  raportohet se ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit për shkak se të mërkurën e 14, qershorit, Policia Serbe, ka kidnapuar tre pjesëtar të Policisë së Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës.

Deri më tani, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës kanë arritur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri u Mbrojtjes, Armend Muja dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.