Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 10 persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e qenieve njerëzore.

Ata akuzohen si shkaktarë të mbytjes së 79 refugjatëve dhe zhdukjen e gati 700 të tjerëve mes tyre mbi 100 fëmijë.

Kryeministri i Pakistanit urdhëroi një goditje ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krimin e tmerrshëm të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u zotua se fajtorët do të “dënoheshin rëndë.

Qeveria pakistaneze tha se 12 emigrantë janë në mesin e të mbijetuarve, megjithëse nuk e dine sesa nga Pakistani ishin në bord.

Emigrantët pakistanezë ishin në bordin e anijes së peshkimit që u përmbyt brenda 15 minutave jashtë Peloponezit mëngjesin e së mërkurës. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, numri i përllogaritur i pasagjerëve në anijen fatkeqe është midis 400 dhe 750.

Të arrestuarit aktualisht po hetohen për përfshirjen e tyre në trafikim. Trazirat politike dhe një ekonomi në prag të kolapsit po shtyjnë dhjetëra mijëra pakistanezë ti trejtohen Europes, legalisht ose ilegalisht edhe pse u kushton jeten.

Të rinjtë, kryesisht nga Punjabi lindor dhe provinca veriperëndimore shpesh udhëtojnë nga Irani, Libia, Turqia dhe Greqia për të hyrë ilegalisht në Evropë.

Çdo vit, mijëra të rinj pakistanezë bëjnë kalimin e rrezikshëm për në Evropë, ku përpiqen të hyjnë ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë.