Projektet do të përmirësojnë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të Shkupit në disa lagje të qytetit. Shkupi duhet të zhvillohet në mënyrë të barabartë, të mos kemi harruar lagje dhe këto projekte janë pjesë e premtimit të kryetares Arsovska për të investuar në të gjitha pjesët e qytetit.

Qytetarët e lagjes Momin Potok do të lëvizin nëpër rrugë të rikonstruktuar që aktualisht është në gjendje të rrënuar, e ajo është rruga Kalosh Dani, e cila është një rrugë e rëndësishme në këtë pjesë të qytetit, rrugë në të cilën lëvizin një numër i madh i qytetarëve.

Qytetarët e komunës së Karposhit do të marrin dy rrugë të reja në lagjen Krivi dol. Rrugët e reja 1 dhe 4 do të ndërtohen si rezultat i ndërtimit të rrethrrotullimit dhe kryqëzimit në afërsi të Momin Potokut, ku planifikohet të vendoset një regjim i ri trafiku, nevoja e të cilit lind nga ndërtimi i dy urave të reja.

Po punohet me shpejtësi në realizimin e programit “Për një Shkup modern” dhe përmbushjen e premtimeve ndaj qytetarëve. Në komunën e Karposhit po fillojmë me ndërtimin e megaparkut të katërt në Shkup, projekt ky që duhet të rregullojë zonën ekzistuese të shkatërruar përgjatë Vardarit. Qytetarët e Shkupit meritojnë më shumë gjelbërim dhe kushte humane për jetesë. Parashikohet ndërtimi i sipërfaqeve të gjelbra të mëdha, shtigjeve për këmbësorë, fushave sportive dhe objekteve shtesë rekreative.

Administratat e mëparshme të qytetit i kanë harruar qytetarët e Çuçer Sandevës për 30 vjet. Kryetarja Arsovska u propozon këshilltarëve për votim projektin për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe fekal në komunën Çuçer Sandevë, si dhe rehabilitimin e rrugëve në vendbanimet Kuçevishka Bara dhe Bel Kamen. Me këtë e realizojmë kërkesën e banorëve të komunës Çuçer Sandevë, të cilët me vite të tëra janë harruar nga autoritetet e qytetit.

Qyteti i Shkupit