Me kërkesë të komunës së Sarajit, vendosen barrierat e zhurmës në lokacionet e banueshme nëpër të cilat kalon autostrada.

Duke dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe duke kuptuar sfidat që mund të paraqesin të jetuarit pranë një autostrade, ne kemi parashtruar kërkesë deri tek autoritetet përkatëse për të vendosur mbrojtëse të zhurmës përgjatë autostradës e cila kalon në teritorin e komunës tonë.

Këto barriera të zërit përfaqësojnë angazhimin tonë për të reduktuar ndotjen akustike dhe për ta bërë komunën tonë një vend më të qetë dhe më komod për të jetuar.