Gjatë ditës së sotme me rastin e 30 vjetorit të rënies së Dëshmorit “Halil Latifi”, komuna e Sarajit organizoi Tryezë shkencore kushtuar “30 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Halil Latifi” në hapsirat e komunës së Sarajit ku dhe u transmetua direkt në faqen zyrtare të komunës, u bë edhe shpalosja e pllakës së rrugës për në hyrje të fshatit Gërçec me emrin e Dëshmorit “Halil Latifi”.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, historian si Nebi Dervishi, Ismet Jonuz-Krosi dhe Besnik Rameti, familjarë dhe bashkëveprimtarë të Dëshmorit Halil Latifi, gjatë aktivitetit pjesmarrësit prezantuan pjesë nga historia e veprimtarisë së Halilit bashkë me shokë në kohën e rezistencës.
Kryetari i komunës së Sarajit në fjalimin e tij përshëndetës falenderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre, dhe premtoj se komuna e Sarajit gjithnjë do të jetë bartëse e organizimeve dhe aktiviteteve të tilla për të mbrojtur vlerat e Kombit Shqiptar, dhe për të mos harruar historinë e të gjith atyre të cilët dhanë jetën për Liri.
Historiani Nebi Dervishi foli për jetën dhe veprimtarinë e Dëshmorit ku ishte dhe pjesë e organizimeve të partisë “Partia për Prosperitet Demokratik”, rezistenca e asaj kohe për të fituar të drejtat e Shqiptarëve dhe organizimeve të tjera bashkë me shokë për aritjen e qëllimeve për liri. Gjithashtu edhe historiani Ismet Jonuzi-Krosi foli për jetën dhe veprën e Dëshmorit Halil Latifi bashkë me shokë duke potencuar se jeta dhe vepra e të ndjerit do të kujtohet edhe shum breza pas.
Historiani Besnik Rameti prezentoi pjesë nga historia e Dëshmorit duke cekur se të rrallë janë njerëz si Halili që flijuan jetën për Komb e Atdhe që ne sot të jemi këtu ku jemi duke jetuar dhe shijuar lirinë të cilën na e sollën Dëshmorët e Kombit.

Në vazhdim u bë edhe Homazhe para bustit të Halil Latifi në shkollën fillore të f.Gërçec dhe u bë shpalosja e pllakës së rrugës në hyrje të fshatit me emrin e Dëshmorit “Halil Latifi”.
Për nderë të 30 vjetorit të rënies së Dëshmorit “Halil Latifi” ky aktivitet nuk përfundon me kaq, gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe Akademia përkujtimore tek Teatri Shqiptar në Shkup me fillim prej ora 18:00.