Të enjten (30 nëntor 2023), autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të udhëtimit të së shtunës.

Të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë të mërkurën (29.11.2023) nga ora 6:30 deri në orën 13:00, ndërsa të enjten (30.11.2023) nuk do të funksionojnë.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht çdo ditë, nga ora 10 deri në 17:00, thuhet në njoftimin e JSP.