Pas pushimeve, mërgimtarët po kthehen nëpër vendet ku jetojnë e punojnë.
Por, ashtu sikur ardhja edhe kthimi po bëhet me pritje të gjata nëpër pikat kufitare të shteteve në rajon.
Sipas mërgimtarit, kolona është e gjatë mbi 10 kilometra ndërsa pritja po zgjat deri 5 orë
Mërgimtarët, po ashtu po ankohen se kufitarët në këtë pjesë po e neglizhojnë punën gjë që ka bërë të ketë pritje kaq të gjata.
Kujtojmë se sipas përditësimit të fundit, në pikën kufitare Merdarë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit kolonat janë deri në 2 mijë metra.
Edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, mërgimtarët janë duke pritur me orë të tëra për të dalë nga Kosova, derisa kolona është e gjatë 1 mijë metra.
