Funksionarë të lartë të BDI-së takim në Këshillin vendor Shkumbini në Tetovë
Funksionarët e lartë të BDI-së të përbërë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi Saranda Ineri Stafai dhe Nevzat Bejta takuan sonte bazën dhe qytetarët e Këshillit vendir Shkumbini në Tetovë ku bashkëbiseduan rreth situatës brenda BDI-së së dhe iniciativën për shkarkimin e ekzekutivit të udhëhequr nga zv/kryeministri i dështuar Artan Grubi.
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti para bazës të këshillit vendor Shkumbini në Tetovë tha se ekzekutivi i sotëm nuk dëgjon as ambasadorin europian i cili doli kundër miratimit të Ligjit për lojëra të fatit me flamur evropian, ndërsa porositi Talat Xhaferin, Fatmir Besimin dhe Artan Grubin që mos ta njollosin BDI-në me kazionotë.
‘Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga qallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e tia kërkojmë votën, dhe mandej të futemi në qeveri e ta harojmë qytetarin, ta harojmë votuesin, ta harojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Së paku të ndalim këtë hov i cili na bëri që të humbin Pollogun, të humbim Tetovën e Gostivarin, dhe gati çdo komunë në Pollog’ tha Mexhiti duke shtuar se ‘Po mundohemi të përmirësojmë vehten, sa nuk na ka përmirësuar populli’.
Sekretari organizativ Blerim Bexheti tha se këtu kanë ardhur sepse janë të shqetësuar për politikat që i udhëheq ky ekzekutiv, sepse investime nuk ka, aktivistët nuk përfillen, ka një arrogancë nga Artan Grubi, ka pakënaqësi të përgjitjshem tek votuesi. dikush duhet të jep përgjegjësi për humbjen e Tetovës ne zgjedhjet lokale, tha Bexheti. Kryetari i Këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi pas tha se gjithë në BDI duhet të reflejtojnë, ndërsa tha se vetë ai është aktivizuat sepse ia ka borgj shqiptarëve.
‘Jam këtu sepse ia kam borgj shqiptarëve që më kanë votuar dhe më kanë dhënë pushtet, dhe e kam patjetër të kontriboj për realizimin e kërkesave të tyre’ tha Xhaferi. Sekretarja për mundësi të barabarta, Saranda Imeri Stafai tha se vetë masiviteti tregon më së miri dhe qon mesazh qe ky ekzekutiv i dështuar duhet të ikë, ndërsa Artan Grubi të mos luan rolin e viktimës se kinse dikush i ka penguar të punon, e ai tallet me shqiptarët duke lozur fudboll e basketboll, tha Stafai.
Funksionarët e lartë të BDI-së thanë para tetovarëve se secila ide dhe secili sygjerim që jepet nga qytetari është i mirëseardhur.
