Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtarë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të vet nga KSHZ, shkruan TV21. Këtë e bëri të ditur sot kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili tha se që në fillim “po shihet që dikush po tenton që të kemi proces zgjedhor të paligjshëm dhe jolegjitim”.

“Më duhet ta pranoj, nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski, dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje”, tha Mickoski.