Edhe një drejtor i propozuar nga koalicioni VLEN është refuzuar nga Qeverja e Hristijan Mickoskit. Kësaj radhe Tahir Tairi, nuk është zgjedhur drejtor i Institutit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjëve.
Arsyet konkrete nuk dihen ende, por jozyrtarisht mësohet se as Tairi nuk i ka plotësuar kushtet profesionale për këtë post.
Kjo nuk është e parë që VLEN dështon të emrojë kuadro të tyre në institucione.
Fillimisht Mickoski kishte refuzuar Muhamet Ametin për zëvendës ministër të punëve të brendshme, ndërsa jozyrtarisht u mësua se arsye ka qenë pjesëmarja e tij në UÇK.
