Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka uruar sot rizgjedhjen e Rexhep Taip Erdogan për president të Turqisë. Mickoski thotë se kjo ishte një fitore e qartë dhe domethënëse.

“Urime fitoren domethënëse dhe të qartë të mikut të madh të Maqedonisë, Rexhep Taip Erdogan. I uroj një mandat të suksesshëm dhe arritje të reja popullit mik turk dhe Turqisë mike”, ka shkruar Mickoski.