Maqedonia vazhdon ta ketë këtë problem serioz me migrimin e të rinjve. E para që duhet të bëjë shteti për ndërprerjen e këtij fenomeni është përpunimi i një strategjie afatgjate thonë qytetarët e anketuar. Ata shprehen se gjendja ekonomike, standardi i ulët, papunësia ka bërë që të rinjt të shohin si zgjidhje ikjen nga vendi për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.
“Rinia po ikin se ka papunësi krizë ekonomike, nuk mund tia dalin. Kemi plot edhe djalin e kam jasht, në Berlin.”, tha një qytetar.
“Për jetë më të mirë sepse në vendin tonë rrogat janë të ulëta, unë kam kusherinj që kanë migruar në Suedi, unë personalisht nuk dua ta braktis vendin por nëse nuk më ofrojnë kushte do të largohem.”, u shpreh një qytetar.
“Me siguri jasht vendit që po shkojnë rinia është më mirë, nëse nuk ka sistem si duhet nuk do të shkojnë punët mirë.”, tha një qytetar.
Statistika e vitit 2022 tregon të dhëna shqetësuese sa i përket migrimit. Në vitin 2002 vendi kishte 2 milionë e 20 mijë banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit vendi ka rezultuar të ketë 1 milionë e 837 mijë banorë apo një ulje prej 200 mijë banorësh. Nga Agjencia për Rini dhe Sport thonë se deri në Kuvend kanë dërguar strategji për të rinjtë si dhe ndryshimin e ligjit për të rinjtë.
