Milani thuhet se ka refuzuar ofertën e Njukasëllit për Sandro Tonalin dhe dëshiron të paktën 80 mln euro për të shitur mesfushorin italian. Mediumi “Sportitalia” raportoi të martën pasdite se Njukasëll kishte vënë në shënjestër Tonalin, pasi kuptuan se Interi nuk do ta shiste Nikolla Barella-n.
“Calciomercato.com” konfirmoi bisedimet midis Milanit dhe Njukasëllit, por “kuqezinjtë” kanë refuzuar një ofertë hapëse prej rreth 55-60 milionë euro.
Milani nuk po mendon të ndahet me Tonalin, por do të konsiderojë vetëm oferta rreth 80 milionë euro.
As Tonali nuk duket i gatshëm të largohet nga Milani, por oferta e kontratës së Njukasëllit mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje.
Sipas mediumit “Sportitalia”, shoqëruesi i lojtarit ndodhet aktualisht në Londër duke diskutuar me klubin anglez./alsat.mk