Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi është emëruar drejtoreshë gjenerale e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e Maqedonisë së Veriut”.
Ajo mori vizë për këtë post në Këshillin Mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje, e cila menaxhon pronën e dy aeroporteve të vendit, në pjesën që nuk është nën koncesionin e kompanisë turke TAV Maqedoni.
Halimi si kuadër nga radhët e LSDM një vit më parë u punësua në Drejtorinë doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik, ndonëse mediat reaguan se ajo nuk kishte shkollimin e duhur për të aplikuar për një punë të tillë. Ajo poashtu nën siglën e kësaj partie garoi dhe fitoi për kryetare të komunës.(INA)
