Screenshot

TIRANË – Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, z. Timčo Mucunski, ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të Samitit për Korridorin VIII, një nga projektet më jetike infrastrukturore për rajonin.

Përmes një mesazhi mirëseardhjeje, Ambasadori Meidani vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi po kalon në një nivel tjetër përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe vizioneve të përbashkëta.

“Momente që dëshmojnë se fqinjësia jonë ndërtohet mbi komunikim të drejtpërdrejtë, vizion të përbashkët dhe projekte që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal,” u shpreh Meidani. (INA)