Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thotë se kanë marrë raporte me fotografi dhe dëshmi se nxënësit kanë mbajtur simbole të UÇK-së në manifestimet për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar, përcjell TV21. Janevska tha se raste të këtilla janë evidentuar në një shkollë në Çellopek, një në Çair, dy në Tetovë dhe një në Strugë. Shton se Inspektoratit Shtetëror i Arsimit do të zbardh të gjitha rastet.
“UÇK, ushtria dhe emblemat e UÇK-së për këtë shtet nuk vlejnë asgjë. Në këtë shtet, lufta, konflikti, kush si të dojë le ta quajë, shkaktoi viktima tek të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat njëjtë qajnë, të gjitha nënat njëjtë ndjejnë keqardhje”, shtoi Janecska.
E pyetur për reagimin nga BDI, të cilët thanë se rast të njëjtë ka pasur në komunën e Aerodromit, ku nxënësit janë veshur si komitë, Janevska tha se komitët janë pjesë e historisë së shtetit dhe shtoi se edukatorja e atyre fëmijëve është përjashtuar nga puna dhe është në gjyq.
“Komitët janë pjesë e historisë së shtetit të Maqedonisë. Komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë kanë qenë edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe etni të tjera”, shtoi Janevska./tv21.tv