Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 33 gradë.
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbisundojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, ndërsa vetëm të mërkurën dhe të enjten do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm në zonat malore.
Gjatë fundjavës pritet dukuri lokale e shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar. Zhurnal.mk