Masat parandaluese të SVR Shkup për bashkëpunim më aktiv në mes të policisë dhe hotelierëve në Saraj
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme parandaluese të Sektorit për parandalim në SVR Shkup – në kuadër të programit vjetor të punës, dje (25.07.2023) në pajtim me planin operativ “Verë e sigurt 2023” është organizuar takim në fushën e parandalimi me përfaqësues dhe pronarë të lokaleve hotelierike në zonën e Sarajit.
Në koordinim me zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë së Sarajit, në takim është diskutuar për çështjen e përdorimit të armëve gjatë festimeve dhe festave, si nga pikëpamja e respektimit të Ligjit për Rendin dhe Paqen Publike, ashtu edhe nga aspekti të seriozitetit të dëmit dhe të pasojave të kësaj dukurie pas qytetarëve.
Gjithashtu u fol për rrezikun e përdorimit dhe organizimit të fishekzjarreve të padeklaruara dhe mjeteve të tjera piroteknike në dasma dhe lloje të tjera festimesh, si një tjetër fenomen potencialisht i rrezikshëm që kërcënon më tej rendin dhe qetësinë publike. Qëllimi i takimit ishte vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimit më të ngushtë me policinë për parandalimin e këtyre dukurive dhe raportimin e tyre në kohën e duhur dhe në interes të sigurisë së të gjithë komunitetit në komunë.