Edhe nga Ministria e Punëve të jashtme e kanë konfirmuar shkarkimin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se ambasadori është shkarkuar “si rezultate të pakënaqshme dhe gjëra që dëmtojnë interesat e shtetit në punën e ambasadorit”.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat e brendshme, Komisioni në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme i rekomandoi Ministrit të Punëve të Jashtme që t’i propozojë Qeverisë tërheqjen e ambasadorit aktual të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni, bazuar në nenin 3 të Dekretit për përcaktimin e punëve të cilat konsiderohen si rezultate të pakënaqshme dhe gjëra që dëmtojnë interesat e shtetit në punën e ambasadorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 90/09). Qeveria e pranoi propozimin e ministrit për tërheqjen e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni, pas së cilës Presidenti i Shtetit e nënshkroi dekretin për tërheqjen, i cili u botua në Gazetën Zyrtare”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme./tv21