Kreu i Sindikatës së NQP-së, Afrim Muça ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të VMRO-DPMNE-së ku akuzojnë për keqmenaxhim të mjeteve të ndërmarrjes së Qytetit të Shkupit.
Muça tha se është e vërtetë që në kohën kur me Shkupin udhëhiqte Koce Trajanovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ishin lëshuar 150 milionë denarë, por nga ana tjetër, ishin ulur pagat në 10 mijë denarë.
“I njëjti Koce Trajanovski në vitin 2010 pagat na i zbriti. 17% na i kanë zbrit. Ne prej atëherë i kemi pasur këto probleme”, tha Muça.
