Ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe pasardhësi i tij Bujar Osmani u futën në përplasje publike në rrjetet sociale për karakterin unitar të vendit, të drejtat e etnive dhe Marrëveshjen e Ohrit. Mucunski në intervistë për Kanal 5 tha se Osmani pas kandidimit të tij për kryetar të Çairit ka dërguar ka retorikë të rrezikshme për prishjen e karakterit unitar të vendit. Mucunski thotë së Osmani flet për të ashtuquajturën autonomi në vendimmarrje, duke hapur praktikisht tema për krijimin e një shteti brenda një shteti… “Duhet t’i bëhet e qartë atij se ky shtet nuk ka qenë dhe nuk do të jetë as federatë apo konfederatë. Thirrjet e tilla janë një narrativë e rrezikshme”, kishte thënë Mucunski.

Osmani në reagimin e tij thotë se në shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit pasqyrohet modeli bashkëkohor i bashkëjetesës dhe unitetit me mekanizma për mbrojtjen e të drejtave kolektive të bashkësive.

“Nga aty buron e drejta e komuniteteve jo-shumicë për të zgjedhur në mënyrë autonome përfaqësuesit e tyre legjitimë, dhe se kjo duhet të vlerësohet dhe respektohet shoqërisht… Kjo Qeveri nuk po ndërmerr hapa të guximshëm, por të paarsyeshëm, të cilët janë në konflikt të drejtpërdrejtë me interesat afatgjata të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve të tij. Deklarata e Mucunskit jo vetëm që përfaqëson një keqkuptim të thelbit të Marrëveshjes së Ohrit, por vepron edhe si një përpjekje për të hapur një front të panevojshëm etnik, në një kontekst politik kur kemi nevojë për një konsensus të konsiderueshëm mbi dosjen evropiane”, tha Bujar Osmani, BDI.

Mucunski më pas shkroi se “është interesante se si disa individë, kur janë në pushtet, janë evropianë progresivë, dhe sapo dalin në opozitë, bëhen apostuj të destabilizimit dhe përçarjes”.

“Osmani ishte pjesë e një qeverie në të cilën maqedonasit ishin pakicë, dhe kjo nuk e shqetësonte. Por sot, kur ka një shumicë të qartë demokratike, kur populli, pavarësisht nga përkatësia etnike apo ndonjë përkatësi tjetër, ka zgjedhur ndryshimin, kjo (sipas tij) bëhet një “problem bashkëjetese. Për Osmanin, problemi nuk është te modeli, problemi është se BDI nuk është më në tryezë. Ne, ndërkohë, po punojmë për të riparuar dëmin që late, brenda dhe jashtë vendit”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm./Alsat.mk