Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike.
Këtë e bëri të ditur Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët për këtë vit.

Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale.

Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016.