Myftinia e BFI – Shkup, këtë vit me rastin e festës së Kurban Bajramit, për të krijuar një atmosferë më të lartë shpirtërore, ua uron besimtarëve të këtij nënqielli festën e Kurban Bajramit me billborde “Urime Bajrami”. Këto urime do të jenë në gjashtë gjuhë, të vendosura në vende kyçe të qytetit të Shkupit.
Urojmë që këtë Bajram dhe shumë të tjerë t’i kalojmë në mënyrë të qetë dhe me një atmosferë të ngrohtë vëllazërore.