Nafie Selmani ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar disa figura politike për, siç shprehet ajo, neglizhencën ndaj një date të rëndësishme historike për shqiptarët.

Ajo ngre pyetjen se pse emra si Afrim, B. Sali, Bilalli, Izeti dhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, B. Qoku, nuk e përkujtojnë ndërhyrjen e NATO para 27 vitesh, e cila sipas saj ndali gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në reagimin e saj, Selmani përdor gjuhë kritike duke i cilësuar si “të fortë” vetëm ndaj shqiptarëve të pambrojtur, ndërsa i akuzon për hakmarrje politike përmes përjashtimeve dhe degradimeve në vendet e punës.

Në fund të mesazhit, ajo i drejtohet subjektit politik VLEN me thirrjen që, sipas saj, të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe integritet.

Postimi i plotë është shpërndarë në profilin e saj në Facebook