Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti në profilin e tij zyrtar ka informuar opinionin se për herë të parë Ndërmarja Publike Komunale – Saraj e cila operon në kuadër të komunës së Sarajit ka arritur që mbi 50% të jetë rritja në mbledhjen e pagesave për vitin 2023.
Ja postimi i plotë i z.Blerim Bexheti:
Rritja mbi 50% e parapaguesve në ndërmarrjen komunale për grumbullimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimit është një nga hapat e rëndësishëm drejt tërheqjes së vëmendjes ndaj rëndësisë së mjedisit dhe shëndetit publik në komunën tonë.
Kjo rritje përmbush një synim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, por gjithashtu mundëson që ndërmarja ti shton kapacitetet e resurseve njerëzore dhe maqinerive për të ofruar shërbime më efikase.
Apelojmë deri tek të gjithë banorët e komunës që të jenë me të rregullt në pagesat e detyrimeve ndaj ndërmarjes dhe bashkarisht të punojmë për një ambient më të pastërt dhe të shëndoshë.