Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ikën me makinën e tij zyrtare pa pritë radhë për të ndjek ndeshjen Shqipëri-Serbi, si pasha nga tribuna VIP me familjen, duhet që tjetër kush të kujdeset për shqiptarët e Maqedonisë në pikën kufitare të Bllatës – të cilët po ashtu kanë marrë rrugë për të ndjekë këtë ndeshje të madhe për kombëtaren shqiptare.

Me këtë rast në temperaturat e nxehta verore Policia e Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup, organizoi sot një aktivitet të posaçëm në pikën kufitare të Bllatës, i cili u prit mjaft mirë nga qytetarët.

Gjatë këtij aksioni, punonjësit e policisë shpërndanë ujë falas për udhëtarët dhe mundësuan kalimin e tyre me procedura të përshpejtuara. Iniciativa u realizua në bashkëpunim me biznese dibrane dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, sidomos në ditët me fluks të lartë.
Ndërkohë që ambasadori shqiptar në Shkup merret me shqiptarët e Maqedonisë që presin radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatë në Qafë Thanë, zyrtarët shqiptarë me Izet Mexhiti në krye shkojnë ndjekin ndeshjen nga tribuna VIP me familjen.