Ndotja e ajrit mbrëmjen e sotme ka arritur shifra rekorde në Maqedoninë e Veriut.

Vlerat më të larta të ndotjes, sipas të dhënave të ‘Ministrisë së Mjedisit’  janë regjistruar në Kavadar me 497 μg/m3.
Sipas air.moepp.gov.mk, qytetet tjera me vlerat më të larta pas Kavadarit janë Strumica me 257 μg/m3, Kërçoca me 212 μg/m3, Kumanova me 203 μg/m3, Shkupi me 184 μg/m3 dhe Manastirit me 178 μg/m3.

Vlera më e lartë në Shkup, prej 184 μg/m3 është regjistruar në vendbanimin Lisiçe.