Sipas këtyre të dhënave, përbërja etnike e të punësuarve rezulton thellësisht e njëanshme: 37 maqedonas, 1 rom dhe asnjë shqiptar. Kjo situatë ka ngritur alarmin për mungesë totale të përfaqësimit të shqiptarëve në një nga institucionet më të ndjeshme të shtetit.
Reagimet nuk kanë munguar, duke e cilësuar këtë si shembull flagrant të dështimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Kritikët theksojnë se një “balancues” që përjashton një komunitet të tërë nuk mund të konsiderohet mekanizëm barazie, por përkundrazi dëshmi e diskriminimit institucional.
Në këtë kontekst, po shtohet presioni që institucionet të japin sqarime dhe të rishikojnë urgjentisht politikat e punësimit, ndërsa opinioni publik e sheh këtë si një sinjal shqetësues për drejtësinë dhe barazinë në vend.
