Ministria e Punëve të Brendshme njofton s gjatë ditës së djeshme, në dy raste të ndryshme janë arrestuar dy persona për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin T.M. 48 vjeç nga Manastiri dhe 42-vjeçarin S.S. nga Shtipi.

“Më 03.02.2024 në ora 14:20 në Manastir, efektivët e policisë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria T.M.(48) nga Manastiri. Ai kërkohej me vendim gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dorëzuar në burgun e Manastirit për vuajtje të dënimit. Më 03.02.2024 në ora 13:40 në Shtip, efektivët e policisë nga SPB-Shtip kanë privuar nga liria S.S.(42) nga Shtipi. Ai kërkohej me vendim gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në burgun e Strumicë për vuajtje të dënimit”, thuhet në kumtesat e MPB-së./tv21.tv