Në hyrje të fshatit Bojanë të Shkupit, çdo ditë nxënësit presin udhëtar rasti që të ndalojnë për t’i transportuar deri në shkollat e mesme ku ata mësojnë. I tillë ishte edhe ky rast me një nxënës të vitit të tretë i cili tek shenja STOP, priste fatin e tij të udhëtimit.

”Për udhëtarët, të ndalojnë dhe të të marrin? Po. E keni këtë problem që nga fillimi i vitit? Unë jam tre vite në shkollë dhe po përballëm me këtë problem dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Çdo ditë del këtu e nuk e din a do të shkosh në shkollë a jo? Po, nuk e di,” u shpreh një nxënës.

Banorët e Bojanës vazhdojnë të përballen me mungesë të transportit publik tashmë një kohë të gjatë. Nxënësit vonohen për në shkollë, ndërsa të punësuarit rrezikojnë vendet e tyre të punës. Banorët, kërkojnë zgjidhje urgjente.

”Në lidhje me autobusët, jo nuk ka. Nxënësit presin në rrugë. Ka disa me vetura që i bartin por nuk vinë në kohë. E disa nxënës shkojnë edhe në këmbë? Shkojnë dy kilometra, por se çfarë bëjnë me autobusët nuk e kuptojmë,” tha një tjetër banor i Bojanës.

Transporti publik nuk është në rregull asnjë ditë. Një orë vjen e pastaj nuk vjen gjithë ditën. Më së shumti nxënësit vuajnë dhe ky është problemi kryesor. Nxënësit udhëtojnë nga fshati dhe më pas presin? Po, presin por është pikëpyetje se a vjen a nuk vjen. Ndonjëherë nuk vjen aspak. Shpesh mundohemi me vetura i dërgojmë por është barrë e rëndë sepse nuk mund të arrijmë,” tha një tjetër banor.

Nga NQP, thonë se nga muaji prill pritet të normalizohet situata e transportit publik në fshatin Bojanë, me vendosjen e rendit të ri të qarkullimit publik. Sipas ndërmarrjes mungon një autobus për shkak të riparimit, ndërsa dy të tjerë qarkullojnë sipas orareve të caktuara. /alsat.mk