Në vizitën e tij në Kondovë, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, u mirëprit në konakun e familjes Dauti, duke vlerësuar trashëgiminë dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka zhvilluar një vizitë të ngrohtë në familjen Dauti në Kondovë, ku u mirëprit në konakun e tyre – simbol i traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe kulturës së trashëguar brez pas brezi:

“Konaku është tradita jonë e respektit dhe mikpritjes. Kënaqësi të jem në konakun e familjes Dauti në Kondovë, ku ruhet me dashuri kultura dhe vlerat tona.”

Kjo vizitë vjen në kuadër të takimeve të shumta që kandidati i AKI-së po zhvillon me qytetarët dhe familjet e komunës, duke dëshmuar afërsinë e tij me njerëzit dhe përkushtimin për ruajtjen e identitetit kulturor e shpirtëror të zonës.

Në fund, Ramadani ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë të familjes Dauti, duke e cilësuar Kondovën si një vend që mbetet shembull i bashkëjetesës, respektit dhe traditës shqiptare. 🇦🇱