Komisioni Rregullator për Energjetik ka marrë vendim që nga mesnata të rrisë çmimet e derivateve të naftës mesatarisht për 1.54%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1), rriten për 2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2.50 denarë/litër.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
- ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 90,00 (denarë/litër)
- ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 90,50 (denarë/litër)
- ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 86,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 85,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU do të shitet për 47,304 (denarë/kilogram).