Për herë të parë në Prishtinë nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë, të cilat do t’i monitorojë Policia e vendit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano-kanadez, të cilat do të ndihmojnë që përmes Policisë të bëjnë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare ose vende ku nuk lejohet.

“Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”.

“Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë njëkahëshe, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak.

Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!”, shkroi Rama. /Zëri