Telefonat inteligjentë kanë evoluar shumë që kur Steve Jobs prezantoi iPhone-in e parë në vitin 2007 – por bateria ende mbetet një pikë e dobët edhe pothuajse pas dy dekadave.

Por, si mund ta ruajmë baterinë e iPhone-it dhe të sigurohemi që të zgjasë tërë ditën dhe çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, Apple ka dy opsione fantastike se si mund ta arrini këtë, dhe asnjëra nga opsionet nuk përfshinë veçorinë ‘saver mode’.

Apple thotë se për të përfituar sa më shumë nga pajisja e juaj, atëherë duhet të rregulloni ndriçimin e ekranit dhe të përdorin Wi-Fi-n në vend të rrjetit telefonik kudo që të jetë e mundur.

“Ekzistojnë dy mënyra të thjeshta për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë – pavarësisht se si e përdorni pajisjen tuaj: rregulloni ndriçimin e ekranit dhe përdorni Wi‑Fi”, thotë Apple.