Tetovë, 5 shtator – Nesër (e mërkurë) në Tetovë, me fillim në ora 10, sërish do të mbahen protesta nga ana e shoqatës së pensionistëve. Kjo proteste i paraparin protesta që do të mbahet më 20 shtator në Shkup. Lidhur me protestën e nesërme, përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë kanë apeluar për pjesëmarrje masovike të të gjithë pensionistëve.

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe pensionistët nga Tetova dhe rrethina e Tetovës, më 6 shtator ora 10 në protestë paqësore, ku do të tregojmë revoltën tonë, revoltën nga varfëria. Prandaj, përsëris që të vijnë në numër sa më të madh, masovikisht, po ashtu ftojmë të gjithë deputetët e zonës së Tetovës, sepse kjo protestë nuk është partiake. Të mos na vendosin etiketë se është partiake, sepse të gjithë e kemi statustin e pensionistit dhe kërkojmë atë që e meritojmë”, tha Lençe Simoska nga Shoqata e Pensionistëve.

Nga Shoqata e Pensionistëve kërkojnë dhe apelojnë për një pjesëmarrje më të madhe për të shprehur revoltën e tyre, për dallim nga protestat e kaluara ku kishte pjesëmarrje më të ulët. Ftesa u dedikohet të gjithë pensionistëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, partiake apo fetare.

“Ka patur një pjesëmarrje më të vogël, disa me siguri nuk kanë qenë të njoftuar, por ndoshta ka edhe prej tyre që frikësohen. Prandaj, apeloj që kjo protestë nuk është partiake, ftoj të gjithë, nga të gjitha nacionalitetet që të jenë pjesë e protestës së nesërme, kurse më 20 shtator do të jetë protesta e madhe e pensionistëve, ku do të marrin pjesë të gjitha qytetet dhe do të tregojmë revoltën tonë për një jetë më dinjitoze”, tha Lençe Simoska nga Shoqata e Pensionistëve. Shoqata e Pensionistëve në Tetovë gjithsej numëron rreth 14 mijë anëtarë. (koha.mk/U.H)