Braziliani nuk e fsheh synimin e tij për t’u rikthyer në vendin ku filloi gjithçka, Santos, para përfundimit të karrierës së tij.
“Jeta e një futbollisti është shumë dinamike. Ndonjëherë je në një vend dhe më pas ndryshon. Sigurisht që unë ëndërroj të luaj përsëri në Brazil, ëndërroj të luaj përsëri për Santos. Shpresoj që një ditë mund të ndodhë. Futbolli është plot surpriza,” Nejmar i tha “Band Sports”.
Nejmar vazhdon të jetë titull kryesor brenda dhe jashtë fushës, por iu është përgjigjur atyre që vazhdojnë të kritikojnë stilin e tij të jetesës.
“Unë nuk i ik asnjëherë asnjë akuze. Përkundrazi. Gjithmonë rrah gjoksin dhe them: mund të më akuzoni. E di talentin tim, e di se çfarë mund të bëj. Futbolli nuk është individual.
Nëse do të ishte individual do t’i kisha arritur tashmë të gjitha objektivat e mia, por nuk është kështu. Natyrisht, ngarkesa është shumë e lartë për shkak të emrit tim. Si brenda dhe jashtë fushës. Ndonjëherë nuk jam dakord me shumë kritika, sepse është jeta ime personale dhe bëj atë që dua. Për atë që jap në fushë mund të flasin dhe kritikojnë lirshëm”.
Nejmar nuk ka luajtur që nga 19 shkurti, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës, që kërkonte operacion. Në Paris, tifozët po pyesin nëse ajo e katër muajve më parë ishte vërtet prania e fundit e brazilianit me fanellën e PSZH-së, apo në vend të kësaj, të gjitha thashethemet do të rezultojnë të pabaza./alsat.mk