Anëtari i Këshillit Themelues dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Demokratike, Naim Sali, ka njoftuar sot se bashkë me bashkëpunëtorët e tij i është bashkuar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në një postim në rrjetet sociale, Sali ka theksuar se vendimi vjen pas zhgënjimit nga drejtimi që ka marrë Lëvizja Demokratike, veçanërisht pas formimit të qeverisë me VMRO-DPMNE-në, të cilin e konsideron si “degradim të plotë” dhe “fshirje të arritjeve të shqiptarëve gjatë 20 viteve të fundit”.

“Unë nuk mund të jem pjesë e kësaj faqeje të errët të historisë. Bashkë me bashkëpunëtorët e mi, kthehemi aty ku duhet të jemi në radhët e BDI-së për të ndalur këtë përdhosje të arritjeve tona dhe për të avancuar edhe më shumë pozitat e shqiptarëve. Sepse ky është i vetmi opsion real për ta bërë këtë,” ka deklaruar Sali.

Ai shtoi se ky është një vendim i menduar mirë dhe i ndershëm, me qëllim mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe arritjeve të tyre politike e shoqërore.