Nisma “Ballkani i Hapur” fillimin e kishte të padefiniuar mire dhe me sa duket ky fat vazhdon ta përcjell sidomos tani pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku vazhdohet me gërvishtjen e plagëve që akoma gjakosin, vlerson profesori i të drejtës ndërkombëtare, Mersel Billlali.

Sipas tij për momentin kjo nismë është një lloj “pezullimi” i pa shpallur ende dhe së shpejti Ballkani I Hapur do të shkrihet në procesin e Berilinit.

“Ballkani i Hapur tash momentalisht është në një far pezullimi të pashpallur për momentin. Tani mund të themi se “Ballkani i Hapur” shkrihet në procesin e Berlinit. Tash pritet që procesi I Berlinit të shndërrohet në një tren I shpejt dhe mendohet se në këtë aspekt shtetet bashkërisht do të mund të përfitojnë sa I përket dinamikës së integrimit në Bashkimin Europian. Ne bisedojmë për një çështje e cila asnjëherë nuk do të dëshmohet sepse edhe lojtarët kryesorë politik nuk dëshirojnë që ajo të dëshmohet sepse ajo mund të bëjë shumë më shumë dëm se sa dobi. Prandaj duan ose jo do të shkrihet në së shpejti, vetëm disa muaj na ndajnë nga procesi i Berlinit” – tha Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Mersel Bilalli.

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, u ndërmor në 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ,presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Open Balkan është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në kuadër të saj janë arritur disa marrëveshje, si për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Edhe kryeministri Rama është shprehur në media se Ballkani i Hapur “e ka përmbyllur misionin e tij” dhe se idetë e kësaj iniciative do të vazhdojnë në Procesin e Berlinit. Ndërsa Bashkimi Europian ka qenë vazhdimisht e paqartë rreth kësaj nisme, pasi në parim, mbështetin çdo nismë që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal.