Një autobus i cili ka qarkulluar në relacionin Gostivar – Kërçovë, ka marrë flakë në mëngjesin e sotëm afër Strazhës, nuk ka udhëtarë të lënduar, konfirmuan nga MPB-ja për MIA-n. 

 “Sot, në orën 11 e 20 minuta në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, rreth tre kilometra para “Strazhës”, është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës. Nuk ka persona të lënduar”, theksojnë nga MPB-ja.