Dy burime në fshatin e Shkupit – Studeniçan për momentin janë pa furnizim me rrymë, si rezultat i mbingarkesës për shkak të vjedhjes dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të energjisë elektrike në këtë pjesë të fshatit, thonë nga EVN-ja.
“Defekti nuk mund të mënjanohet për shkak të një familje, e cila praktikisht i mban edhe 100 familje të tjera nën peng pa furnizim me rrymë. Sipas informacioneve në terren, familja Idrizi tashmë një kohë të gjatë ka ndërtuar rrugë në rajonin e 30 shtëpive dhe i ndalon ekipet e EVN-së që të sanojnë defektin. Është e domosdoshme që të sanohet defekti dhe të rikonstruohet rrjeti që të mundësohet kyçje legale dhe matje e energjisë elektrike. Detyrimi ynë ligjor është që t’u sigurojmë të gjithë qytetarët furnizim stabil dhe të sigurt me energjinë elektrike”, thanë nga EVN-ja./tv21