Më 11.09.2023 në ora 15:50 në fshatin Kopanicë, komuna e Sarajit, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në RSV Shkup dhe nga Njësiti i Policisë Intervenuese në RVR Shkup kanë privuar Sh.S.(27) nga fshati Kopanicë.
Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.
