Shkup, 6 shtator – Një shkollë e quajtur “Maqedonia” e cila do të ketë 24 klasa të emëruara sipas qyteteve të Maqedonisë së Veriut, do të fillojë me mësim më 11 shtator të këtij viti në Malatia, të Turqisë. Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut – Turqisë (MATTO) informon se shkolla e cila e mban emrin “Maqedonia”, është në sipërfaqe 8.656 metra katrorë dhe ka 24 klasa të emëruara sipas qyteteve Shkup, Tetovë, Ohër, Shtip, Kumanovë…
Shkolla e simbolizon frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes popujve të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Ky projekt, theksojnë nga MATTO, përveç që do të jetë një urë shtesë për lidhjen e popujve nga të dyja shtetet, do të jetë edhe një krenari për të gjithë qytetarët e Republikës së Turqisë të cilët kanë origjinë ose kanë rrënjë nga shteti ynë. Shkolla është ndërtuar me donacion prej një milionë euro, në të cilën morën pjesë anëtarët e MATTO-s, ndërsa me shumë më të madhe mori pjesë Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për donacion me të cilën u ndërtua një nga qindra shkollat e rrënuara në rajonin e Malatisë.
Protokolli i bashkëpunimit për ndërtimin e shkollës u nënshkrua në korrik të këtij viti nga MATTO dhe Njësia Rajonale e Ministrave të Arsimit të Turqisë dhe Prefektura e Malatias. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, MASH-it, si dhe me mbështetjen e Unionit të Organizatave Joqeveritare Turke në vend (MATUSITEB), shoqata ESNAF, komunat, institucionet arsimore, shoqatat dhe fondacionet dhe qytetarëve human./koha.mk
