Një shtetase maqedonase është dashur të mbërrijë në Lefkada më 9 gusht, por në Greqi i humbet çdo gjurmë. Familjarët dhe miqtë përmes një grupi në Facebook kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj. “Ajo shkoi me autobus nga Agrostoli në Fiskardo, ku në orën 11:30 duhej të hipte në një varkë për në Vasiliki të Lefkadës. Milica nuk ka mbërritur as me varkën në orën 13:00 dhe as me tjetrën në orën 15:15. Dhe çdo gjurmë humbet. Ajo kishte celular me vete”, thonë të afërmit e saj.
