Ditëve të fundi lajmi për gjetjen e një lokacioni arkeologjik në Strugë ka qenë një nga lajmet më të mëdha të për shkak se është gjetja më e madhe deri tani. Sipas arkeologëve shqiptarë këto gjetje i takojnë fisit Ilir Enkelejdëve, shkruan Top24

Por ajo që ka ngritur shqetësime te shqiptarët dhe banorët e zonës është prania e arkelogut Pasko Kuzman i cili njihet si një nga personat që ka shkatëruar artefakte ose ka shtrembëruar këto artefakte të shqiptarëve në kalanë e Shkupit dhe lokacione të tjera ku është gërmuar.

Për përfaqësuesit  VLEN-it kjo nuk ka rëndësi edhe pse Kuzman ka qenë i dënuar me vendim gjykata me tre vite burg përshkak të keqpërdorimeve me këto artefakte arkeologjike.